Në dhjetor 69,7 për qind e energjisë së shpenzuar elektrike nga prodhimi vendor

Shkup, 25 shkurt – Vendi vitin e kaluar në dhjetor ka shpenzuar gjithsej 852.895 megavat orë energji elektrike, 50.704 milionë metër kub gaz natyror, 481.802 ton qymyr dhe 106.882 ton produkte nafte.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, 69.7 për qind e energjisë elektrike të konsumuar është nga burimet vendase dhe 98 për qind e konsumit total të qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.