Në cilën moshë zbulohet talenti i fëmijës?
Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të talentuar, por jo të gjithë dinë si t’i zbulojnë aftësitë e tyre. Nëse fëmija është talent i lindur, ai do ta shfaqë këtë që në moshë të herët.
Kur fillon fëmija të shfaqë talentet e tij?
Nga mosha 2 deri në moshën 7 vjeç fëmija shfaq interesim të veçantë për një fushë të caktuar dhe kjo është koha e duhur që talentin ta kanalizoni në mënyrë të duhur.
Si mund t’i ndihmoni vogëlushët e talentuar?
Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, sidomos nëse fëmija ka një prirje të veçantë. Fëmijët kanë nevojë për përkrahje dhe mirëkuptim, andaj asnjëherë mos lejoni që ambiciet tuaja të jenë para interesave të fëmijës. Më e rëndësishme është që fëmija në çdo moment të ndjejë përkrahjen tuaj.
Këshilla për prindërit e fëmijëve të talentuar
Kurset dhe mësimet private janë gjithmonë një ide e mirë.
Duhet të keni pritshmëri realiste dhe te mos i vendosni ne presion.
Inkurajojini dhe mos përçmoni aftësitë e tyre. Për çdo përparim të vogël, bëjini të ditur që jeni krenar për të apo shpërblejeni dhe i thoni që të gjithë njerëzit ndonjëherë gabojnë.