Në Beograd dyshohet për blerje votash
Dyshohet për blerje votash në qendër të Beogradit – publikohen pamjet.
Përdoruesit e mediave sociale po shpërndajnë masivisht një video që u shfaq në rrjete sociale.
Videoja, siç dyshojnë përdoruesit e rrjeteve sociale, ka regjistruar momentin e blerjes së votave.
Sipas mediave në Serbi, dyshohet se pamjet janë regjistruar në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, konkretisht në rrugën Kraljevica Marka.
E një gjë e tillë sipas ligjeve në fuqi në Serbi sanksionohet edhe me burgim deri në disa vite.
Ndryshe, zgjedhjet sot në Serbi janë karakterizuar me shumë parregullsi.

