Në Angli guxojnë të ëndërrojnë se Mbappe do të jetë lojtar i Liverpoolit

Në Spanjë janë të sigurt që Kylian Mbappe do të jetë goditja e madhe e Real Madrid, madje do të zyrtarizohet para finales së Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi ka media të tjera që guxojnë dhe besojnë se ka shanse që sulmuesi francez të luajë edhe me ndonjë klub tjetër.

“Indipendent” raporton se 23-vjeçari nuk ka arritur ende marrëveshjen me Real Madridin dhe liston si kandidat për shërbimet e sulmuesit edhe Liverpoolin.

The Reds ka kohë që interesohen për fituesin e Kupës së Botës, por pa bërë ndonjë ofertë konkrete për të.

Jurgen Klopp e ka pranuar se një lojtar si Mbappe do t’u sillte më shumë cilësi në skuadër dhe më shumë rrezik për portën kundërshtare.

Gianluca Di Marzio bëri të ditur në anën tjetër se francezi do të ketë një pagë rreth 25 milionë euro neto në sezon te Real Madridi, e që ajo mund të shkojë rreth 100 milionë euro nga drejtat e imazhit dhe bonuset.