Në AKE ankesa më të shpeshta për faturat e larta dhe për cilësinë e shërbimeve

Shkup, 14 dhjetor – Në Agjencinë e Komunikimeve Elektronike më shpesh mbërrijnë ankesa për faturat e larta ose për cilësinë e shërbimeve, ndërsa 50 për qind kanë rezultat pozitiv. Në suaza të rritjes së ankesave në AKE, është ulur presioni me ankesa në Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM).

Me qëllim të rritjes së nivelit të informimit të konsumatorëve për cilësinë e shërbimeve të telekomunikimit dhe ankesave, OKM sot organizoi takim pune në bashkëpunim me AKE-në dhe Sektorin për Mbrojtje të Konsumatorëve pranë Ministrisë së Ekonomisë, me pjesëmarrje të subjekteve në tregun e komunikimeve elektronike.

Pjesëmarrësit debatuan për shërbimet publike dhe ankesat e konsumatorëve shikuar përmes Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, si dhe procedurën për zgjidhjen e kontestit konsumues dhe edukimin e konsumatorëve përmes fushatës promovuese nga aspekti i Ligjit për komunikime elektronike.

Sipas Renata Ainovska Talevskas nga AKE, shfrytëzuesit e dinë se në çfarë baze mund të ankohen në AKE, gjë që rezultoi me rezultat pozitiv.

Maria Llonçar Vellkova, kryetare e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë, theksoi se i analizojnë dhe shqyrtojnë problemet e konsumatorëve në pjesën e komunikimeve elektronike.

Bëhet krahasim i procedurave për ankesa të parapara me Ligjin e ri për mbrojtje të konsumatorëve dhe me Ligjin për komunikime elektronike.

Takimi i punës është pjesë e aktiviteteve të parapara në Programin për Mbrojtje të Konsumatorëve të Qeverisë për vitin 2022, i cili deri më tani ishte me kornizë kohore prej dy viteve, ndërsa me Ligjin e ri për mbrojtje të konsumatorëve do të jetë njëvjeçar.