Në 24 orët e fundit janë prodhuar 20.588 megavat orë energji elektrike

Shkup, 11 shkurt – SHA EMV dje prodhoi 20.588 megavat orë energji elektrike, e cila është e dedikuar për amvisëri dhe konsumatorët e vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore.

Në termoelektrana janë prodhuar 15.904 megavat orë, ndërsa në hidroelektrana dhe në parkun me erë Bogdanci janë prodhuar 4.684 megavat orë.