Në 15 përfaqësi konsulare do të jepen pasaporta për mërgimtarët

Shkup, 26 gusht – Në 15 Përfaqësitë tona diplomatike -konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vendosen stacione bazë me të cilat do të lehtësohet dhe përshpejtohet procesi i dhënies së pasaportave për mërgimtarët tanë. Deri tani për dhënien e pasaportave në kërkesë të shtetasve tanë të cilët jetojnë në vendet e huaja ekipet mobile të MPJ-së me pajisje u nisën në ambasada, i morën të dhënat dhe e realizuan fotografimin, pastaj u kthyen në vend ku në MPB i përpunuan të dhënat, i përpunuan pasaportat, dhe sërish nga MPJ i dërguan dokumentet e përpunuara dhe ua lëshuan aplikantëve me çka koha e dhënies së pasaportave ishte mesatarisht katër deri në gjashtë muaj. Për këtë qëllim katër herë në vit ekipet e MPJ-së udhëtuan në PDK.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në promovimin e stacioneve të reja bazë fikse nëpër PDK-të në të cilën mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, vlerësoi se kjo do të paraqesë revolucion në shërbimet që i jep shteti ndaj diasporës, sespe qytetarët nuk do të duhet të vijnë në vend njëherë në vit por gjatë gjithë kohës, çdo ditë pune do të mund të shkojnë në PDK-të, ndërsa pasaportat në vend se për disa muaj do t’i marrin për disa javë.
“Ekipi i parë i MPJ-së tashmë u nis për në Gjermani, për momentin instalohen stacione bazë fikse në Munih, Bon dhe Berlin, ndërsa pastaj edhe në Bruksel. Ekipi i dytë shkon në Bern, Vjenë dhe Venecia. Ekipi i tretë shkon në Londër, pastaj do të ketë stacion mobil në Stokholm. Ekipi i katërt do të niset në SHBA ku do të instalojë stacione bazë në Nju-Jork dhe Çikago, duke vazhduar në Kanada, ku do të instalohet një stacion mobil në Toronto. Ekipi i pestë dhe i fundit do të dërgohet në Australi ku do të instalohet një stacion mobil në Mellburn. Prej sot fillojmë një projekt serioz në të cilin me të vërtetë jam krenar”, tha Osmani me rastin e fillimit të këtij projekti me të cilin pret me stacione bazë fikse të pajisen të gjitha PDK-të tona.
Ministri i Punëve të Brendshme Spasovski, theksoi se me projektin u dilet në ndihmë kërkesave të qytetarëve në vendin ku jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit, për të cilët një nga problemet kyçe ishte se përballen me problemin për dhënie të shpejtë dhe në kohë të dokumenteve rrugore për ç’farëdo lloj dokumenti personal gjegjësisht për realizim të shpejtë dhe efikas të të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
“Tani për herë të parë u mundësohet njerëzve të cilët jetojnë në shtet dhe në diasporë të kenë kushte të barabarta në dhënien e dokumenteve personale. Ne si ministri ndërmorëm disa aktivitete me qëllim që të realizohet gjithë ky projekt. Biseduam para takimit dhe u dakorduam që të vazhdojë ky projekt për çdo PDK ta ketë stacionin e saj bazë dhe në mënyrë praktike ta vendosim në një pozitë të barabartë çdo qytetar i cili jeton kudo qoftë në botë, të ketë qasje të barabartë në realizimin e të drejtave të tij. Edhe pandemia me Kovid-19 na tregoi sa e rëndësishme dhe e nevojshme të kemi një sistem të tillë, sepse masat restriktive të cilat vendosen gjithkund në shtete në mbarë botën, me qëllim që të parandalohet përhapja e pandemisë, në masë të madhe kanë ndikuar edhe në realizimin e kësaj të drejte. Kjo ishte edhe arsyeja pse e vazhduam afatin e dokumenteve rrugore deri më 31 dhjetor të vitit 2021, sepse për shkak të këtyre restriksioneve shërbimet nuk ishin në mundësi të udhëtojnë, t’i dërgojnë në stacionet bazë dhe të bëhet përpunimi i dokumenteve rrugore”, tha Spasovski.
Në lidhje me përfshirjen e qytetarëve me këto stacione bazë dhe caktimin e prioriteteve për vendosje të stacioneve të para bazë, Osmani në pyetjen e gazetarëve potencoi se vlerësimi themelohet në bazën e të dhënave që i ka MPJ përmes PDK-ve, thotë se , u ka ndihmuar edhe gjendja rrjedhëse me rezultatet e regjistrimit.
“Tani kemi qasje sa persona janë regjistruar, qytetarë të regjistruar në Zvicër, sa në Gjermani dhe kjo jep një indikacion ku i kemi më së shumti qytetarët. Sepse ne nuk kemi data bazë qendrore, ky është një projekt tjetër të cilin tashmë e filloi Ministria, ndërsa kjo është ta bëjmë bazën tonë qendrore të qytetarëve tanë në diasporë me të gjitha të dhënat e tyre, megjithatë kemi shkuar sipas parimit ku kemi më së shumti qytetarë. Dhe prandaj, në Gjermani filluam me tre ndërtime ku kemi PDK, ndërsa ato janë Berlini, në Bon dhe në Munih. Pastaj në Bern, dhe shkojmë në Mellburn, Toronto, ku kemi numër më të madh të qytetarëve në diasporë. Mund të bëjmë një vlerësim sa është përfshirja në shifra, megjithatë nuk do të jetë e saktë sepse shteti nuk ka shifra më të sakta në atë se sa qytetarë ka në çdo qytet dhe në çdo shtet”, tha Osmani.
Përfitimet e këtij projekti janë se do të sjellë edhe kursim të mjeteve financiare për shpenzimet e shtetit, të cilat deri tani janë bërë për këtë qëllim, për të cilën MPJ plotësisht do të dalë me vlerësim për shifrën e saktë