Ndryshojnë kriteret për Topin e Artë

France Football shkruan se kanë ndryshuar kriteret për fitimin e Topit të Artë nga futbollistët.

Topi i Artë është një çmim individual. Gjithashtu, logjikisht, kriteri numër 1 do të fokusohet kryesisht në performancën individuale dhe karakterin e kandidatëve, shkruan Gazeta Express.

Duke qenë se futbolli mbetet një sport kolektiv pavarësisht gjithçkaje, kriteri numër 2 do të fokusohet te performanca kolektive dhe arritjet e klubit gjatë sezonit.

Së fundi, kriteri numër 3 do të lidhet me klasin e lojtarit dhe fair play-in e tij. Sepse vendosja e një shembulli gjithashtu ka rëndësi. Vihet re zhdukja e kriterit “karriera e lojtarit”.

Gjithashtu, Kupa e Botës në Katar 2023 do të vlerësohet në ceremoninë e shpalljes së Topit të Artë në vitin 2023.