Ndryshimi i motit, qytetarët kërkojnë ndihmë mjekësore

Shkup, 8 prill – Ardhja e stinës së pranverës na befasoi me mot të ndryshueshëm, temperatura më të ulta,jo të zakonshme për këtë periudhë.

Këto ndryshime, kanë shkaktuar shtimin e numrit të qytetareve që kërkojnë ndihmën e shpejtë mjeksore.Të sëmurët kronikë janë ata që më së shumti i ndjejnë ndryshimet e motit.

“Moti i ndryshueshëm ditëve të fundit ndikon në shëndetin e qytetarëve dhe për këtë arsye kemi edhe rritje të numrit të intervenimeve. Ditën e sotme kemi veçanërisht numër të madh të intervenimeve në ndihmën e shpejtë. Edhe popullata e shëndoshe i ndjen këto ndryshime, ndërsa të sëmurët kronik kanë përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore.” – tha mjekja Margareta Anastasovska.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, informojnë se mëngjeset e ftohta dhe moti i ndryshueshëm me vranësira na presin edhe ditëve në vijim.

“Nga dita e martë do të kemi stabilizim të motit. Do të kemi mot të ndryshueshem me vranësira. Ditën e martë do të fryej erë në pjesët lindore të vendit, por temperatura ditore do të jetë në ngritje graduale deri ditën e premte. Pas ditës së premte, pritet që sërisht të kemi reshje të shiut.” – deklaroi Juliana Fidanovska nga Drejtoria për punë hidrometereologjike.

Gjatë ditës së diel dhe të hënë moti do të jetë me shi i shoqëruar me erë.