Ndjehet tërmet në Shkup dhe rrethinë

Shkup, 17 dhjetor – Një tërmet me magnitudë lokale Rihter ML3.0 dhe me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është regjistruar mëngjesin e sotëm në ora 11:41,  36 kilometra në veriperëndim të Shkupit. Epiqendra e tërmetit është në territorin e Kosovës.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup njoftoi se tërmeti është ndjerë nga popullata e Shkupit dhe rrethinës.