Ndihma pas vdekjes së pensionistëve ulet në 25,000 denarë, MPPS tregon arsyet

Shkup, 9 mars – Ulja e ndihmës që ndahet pas vdekjes në 25.000 denarë është kryer me Vendim të Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ky sqarim, siç cekin nga MPPS, vjen pas dezinformatave se ulja e vlerës së ndihmës pas vdekjes është bërë që me ato mjete të mund të rriten pensionet.

Theksojnë se mënyra e financimit, mënyrë që shpërndarjes së mjeteve me të cilat disponojnë shoqatat e pensionistëve rregullohet me akte të cilat janë sjellë nga organet e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë së Veriut dhe nuk janë kurfarë vendimi i Qeverisë apo ndërkaq Qeveria ka ndikuar në të.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka kompetenca lidhur me kushtet për anëtarësim në shoqatat e pensionistëve, financimin, mënyrën e shpërndarjes së mjeteve dhe kontrollit në punën financiare të shoqatave të pensionistëve. Pensionet janë rritur siç ishte shpallur nga Buxheti me të cilin disponon SPIM pa shkurtim nga zëra të tjerë nga kudo në buxhetin e shtetit”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Njëherit, theksojnë se Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut është institucion i cili është vetëm servis i shfrytëzuesve të pensionit, i cili bën ruajtje të shumës së konstatuar të mjeteve nga ana e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë së Veriut dhe bën pagesën e mjeteve nga fondi i i posaçëm.