Ndihma e Polonisë për Ukrainën arrin në 1.6 miliardë Dollarë

Kryeministri polak: Po luftojnë për ne, për Europën dhe lirinë!

Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, Polonia i ka ofruar një ndihmë ushtarake Kievit që shkon në vlerë 1.6 miliardë Dollarë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Ukrainasit po luftojnë për ne, për Europën dhe për lirinë. Po luftojnë për paqen në Europë dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm”, u shpreh ai.

Morawiecki vuri në dukje se ukrainasit duhet të kenë shumë armë, pasi kjo vetë, në këtë mënyrë ata mund të zmbrapsin rusët. Kujtojmë se Polonia ka ofruar një ndihmë të jashtëzakonshme edhe në pranimin e refugjatëve ukrainas. Atyre u është ofruar strehim dhe kujdes mjekësor.

BE-ja u ka dhënë refugjatëve që ikin nga lufta të drejtën për të qëndruar dhe punuar në 27 vendet anëtare të saj deri në tre vjet.