Ndërpritet seanca e 66të në Kuvend, nuk kishte kuorum

Shkup, 15 mars – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu mbledhjen e 66-të, rendi i ditës të së cilës nuk ishte miratuar për shkak të mospasjes së kuorumit. Ai tha se për vazhdimin e mbledhjes deputetët do të informohen në mënyrë plotësuese.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së paraprakisht e lëshuan mbledhjen e kuvendit, sepse nuk ishte miratuar propozimi i tyre i rendit të ditës që të ulet propozim-vendimi për ndryshime dhe plotësime të vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendësit të kryetarit, anëtarë dhe zëvendës të tyre të Komisionit për Çështje të Çgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit. Mbledhjen e lëshuan që të dy deputetët e partisë E majta, sepse nuk ishin miratuar disa nga kërkesat e tyre, ndërsa të cilat kishin të bënin për atë se në rend dite duhet të dorëzohen propozim-ndryshimet e Kodit Penal, i cili është dorëzuar më 21 korrik 2021.

“Për ndryshimet e rendit të ditës votuan 59 deputetë, ndërsa për të vendosur nevojitet që të ketë kuorum, minimum duhet të ketë 61 deputetë, por në momentin e votimit të rendit të ditës nuk kishte kuorum. Rendi i ditës nuk është miratuar për këtë mbledhje, e ndërpres punën për këtë mbledhje dhe për vazhdimin do të njoftoheni. Kjo mbledhje ishte thirr para 10 ditëve. Një deputet nga opozita dhe dy nga shumica iu ishte lejuar që të shkojnë në delegacion për prezantim në Kuvend në institucionet evropiane. Nga 64 deputetë dy dihej me arsye që nuk do të shkojnë në mbledhje. Në mbledhje dy deputetë të shumicës ishin shpjeguar nuk janë në Kuvend, nuk janë paraqitur. Për fat të keq një nga deputetët për shkaqe shëndetësore nuk është i pranishëm”, tha Xhaferi.

Përveç për Propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësime të Vendimit për zgjedhje të presidentit, zëvendësi kryetarit, anëtarë dhe zëvendës të tjerë të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërime të ligjit për Kuvendin, për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, për cilësinë e produkteve bujqësor, për ndryshime dhe plotësime të ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtër, për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në lexim të parë.

Xhaferi paralajmëroi se gjatë ditës do të ketë vazhdim të mbledhjeve të tjera.