Ndërprerje e komunikacionit në drejtimin rrugor Prilep – Gradsko

Shkup, 26 mars – Në drejtimin rrugor Prilep – Gradsko, në dalje të Prilepit drejt Shkupit, sot në periudhën prej orës 11:30 deri në orën 13:00, do të ketë ndërprerje të komunikacionit.

Siç informojnë nga LAMM, ndërprerja e komunikacionit është për shkak të tubimit të organizuar (grevës).

“Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, informojnë nga LAMM.

Nga atje rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër lugina lumenjsh, fushëgropa dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.