Ndërprerje e furnizimit me ujë te një pjesë e shfrytëzuesve në komunën Qendër

Shkup, 5 mars – Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në sheshin “Maqedonia” afër kafenesë “Pelister”  ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “11 Tetori” prej portës “Maqedonia” deri në sheshin “Maqedonia”, si dhe një pjesë e rrugëve “Maqedonia” dhe “Dimitrie Çupovski”, njoftuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Furnizimi me ujë do të ndërpritet prej orës 10:20 deri në përfundimin e defektit të ujësjellësit.