Ndarje e granteve për 29 kompani për vazhdimin e modelit të dyfishtë të arsimit

Shkup, 31 janar – Grant prej rreth 3,4 milionë euro, në kuadër të thirrjes së parë të Fondit rajonal për sfidat (FRS), sot do t’u ndahet 29 kompanive anëtare të Odës Ekonomike, për të vazhduar modelin e dyfishtë të arsimit me shtatë shkolla profesionale dhe një institucion të arsimit të lartë.

Ngjarja organizohet nga Oda ekonomike, si pjesë e Forumit të Investimeve të Odës dhe partner në zbatimin e instrumentit financiar të krijuar për të rritur punësueshmërinë e të rinjve – Fondi rajonal i sfidave, në bashkëpunim me Bankën gjermane për zhvillim (KFV ) dhe Ministrinë federale gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim.

Në të do të marrin pjesë edhe Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Oto Graf, ushtrues detyre në Ambasadën gjermane në Shkup, Balsha Kulafiq, koordinator i projektit të Fondit rajonal për sfidat në kuadër të FIP ZB6, Rene Esheman, drejtor i zyrës së Bankës gjermane për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe Frider Verman, udhëheqës i ekipit të FRS-së.