Ndarja e 100 eurove, Murati: Janë shpërndarë për rreth 280 mijë pensionistë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar vlera prej 100 eurove tashmë është shpërndarë për rreth 280 mijë pensionistë.

Sipas Muratit, nga sot rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës.

“Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve. Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur”, ka njoftuar Murati në Facebook.