Ndalesë e kamionëve në Gjavatë dhe në akset rrugore Mavrovë – Dibër dhe Strugë – Qafthanë

Shkup, 2 shkurt – Ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese ka për qafën malore Gjavatë dhe akset rrugore Mavrovë – Dibër dhe Strugë – Qafthanë, informojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Që mbrëmë, prej orës 00:05 ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë dhe anasjelltas përmes qafës malore Strazhë është hequr.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.