Ndalesë e kamionëve në aksin Mavrovë – Dibër

Shkup, 1 shkurt – Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës, sot në mëngjes prej orës 06:20 është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve motorike në aksin Mavrovë – Dibër, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në akset e tjera rrugore zhvillohet pa pengesa. Borë bie në pjesën perëndimore të shtetit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.