Naxhip Mikati mbetët kryeministër i Libanit, ndërkaq thellohet kriza ekonomike

Kryeministri libanez Naxhib Mikati mori sot mbështetjen e më shumë se 50 deputetëve për të qëndruar në atë pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të majit dhe në një kohë kur kriza ekonomike në vend po thellohet, ndërsa zgjidhje nuk është në horizont.

Pas konsultimeve në mes presidentit libanez Mishell Aun dhe bllokut parlamentar, 54 deputetë mbështetën Mikatin, derisa rivali i tij kryesor mori gjysmën e mbështetjes, ndërsa 46 anëtarë të Parlamentit nuk propozuan askënd.

Detyra kryesore e Qeverisë së re do të jetë rifillimi i negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi një plan ekonomik për Libanin, duke u përballur me krizën më të keqe ekonomike dhe financiare në historinë moderne.