NATO paralajmëron Rusinë: Nuk do të tolerojmë ndonjë sulm në drejtim të anëtarëve tanë

Pas një sulmi rus në një bazë ushtarake afër kufirit të Ukrainës me Poloninë anëtare të NATO-s në fundjavë, ka pasur shqetësime se si lufta mund të përshkallëzohej lehtësisht.

Nëse një vend i NATO-s vihet nën sulm të drejtpërdrejtë, të gjithë anëtarët janë të detyruar t’i dalin në mbrojtje.

Tani Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar Moskën se një sulm kundër një shteti të vetëm anëtar “nuk do të tolerohej”.

Jens Stoltenberg tha se “Moska nuk duhet të ketë asnjë dyshim, NATO nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj sovranitetit aleat ose integritetit territorial”.

Ndryshe, aleanca më e madhe ushtarake në botë gjatë javës së ardhshme do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm pas agresionit rus në Ukrainë.