NASA formon një ekip shkencëtarësh për të studiuar UFO-t
NASA planifikon të mbledhë një ekip shkencëtarësh për të studiuar “fenomenet ajrore të paidentifikuara”, të quajtura zakonisht UFO, gjë që tregon seriozitetin me të cilin qeveria amerikane po e trajton këtë problem. Agjencia amerikane e hapësirës kumtoi se fokusi do të jetë në identifikimin e të dhënave të disponueshme, mënyrat më të mira për të mbledhur të dhëna në të ardhmen dhe si të përdoren ato informacione për të përmirësuar kuptimin shkencor të problemit.
NASA zgjodhi Dejvid Spurgel, i cili më parë drejtoi Departamentin e Astronomisë në Universitetin Prinston, dhe Daniel Evans, një anëtar më i vjetër në Drejtorinë e Misioneve Shkencore të NASA-s, për të kryer studimin.
Ekipi i shkencëtarëve do të takohet deri në vjeshtë, pas së cilës do të kalojë rreth nëntë muaj duke përgatitur një raport publik mbi gjetjet e tyre. NASA do të shpenzojë “dhjetëra mijëra dollarë” por jo më shumë se 100,000 dollarë në përpjekjet, shtoi Evans.
Kjo vjen një vit pasi qeveria amerikane publikoi një raport të përgatitur nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në bashkëpunim me një grup pune të udhëhequr nga Marina. Dy zyrtarë të Pentagonit dëshmuan më 17 maj në seancën e parë të Kongresit për UFO-t pas gjysmë shekulli.
“Dukuritë e paidentifikuara në atmosferë janë me interes për sigurinë kombëtare dhe sigurinë ajrore. Përcaktimi se cilat fenomene janë të natyrshme është hapi i parë kyç në identifikimin ose besimin e fenomeneve të tilla, që është në përputhje me një nga qëllimet e NASA-s – të garantojë sigurinë e avionëve”, thuhet në kumtesën e NASA-s.

