Naruhito do të marrë pjesë në varrimin e Elizabeta II
Perandori japonez Naruhito ka për qëllim të marrë pjesë në varrimin e mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë, njoftuan mediat japoneze.
Mbretëresha Masako, gjithashtu, ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në varrimin dhe qeveria japoneze po përgatit udhëtimin e saj, raportuan media të shumta amerikane, duke cituar burime qeveritare.
Perandori u ftua në Britani nga mbretëresha Elizabeta e Dytë në vitin 2020, pasi ai u ul në fron në maj të vitit 2019, por udhëtimi u shty për shkak të pandemisë, thanë mediat.
Mbretëresha Elizabeta e Dytë, e cila vizitoi Japoninë në vitin 1975 për t’u takuar me perandorin e atëhershëm Hirohito, dha “kontribut të madh” në forcimin e lidhjeve japonezo-britanike, tha dje kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Perandori Naruhito, i cili studioi në Universitetin e Oksfordit në vitet 1980, ishte “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e mbretëreshës Elizabeta e Dytë dhe shprehu ngushëllimet e tij, njoftoi mbrëmë Agjencia e oborrit mbretëror japonez.
Rrallë ndodh që një perandor japonez të marrë pjesë në varrimin e një monarku jashtë vendit. Në vitin 1993, ish-perandori Akihito mori pjesë në varrimin shtetëror të mbretit Boduen të Belgjikës së bashku me mbretëreshën e atëhershme Miçiko, njoftoi agjencia e lajmeve Kjodo.

