Napoli refuzon një ofertë prej 51 milionë funtesh nga Arsenali për Osimhen

Napoli e ka refuzuar një ofertë prej 51 milionë eurosh nga Arsenali për sulmuesin e tyre Victor Osimhen.

“The Gunners” ishin të interesuar për lojtarin që prej afatit kalimtar të janarit, por transferimi i nigerianit duket se nuk po del të jetë i lehtë.

Napoletanët po e shohin shumë të rëndësishëm lojtarin, i cili shkëlqeu këtë sezon me ta.

Për “topçinjtë” ardhja e një qendërsulmuesi është shumë emergjente, andaj, nëse jo Osimhen, do të konsiderohen edhe alternativa të tjera.

Pas largimit të Lacazette, maja e sulmit ka mbetur e pambuluar mirë, marrë parasysh lojtarët aktualë që janë në skuadër.