Napoli do t’i ofrojë Spallettit rritje rroge me kontratën e re

Presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron të mbajë Luciano Spallettin në Napoli dhe thuhet se po planifikon të rrisë pagën e tij në një kontratë të re.

Trajneri 64-vjeçar italian mori drejtimin e Napolit në verën e vitit 2021 dhe ka ndërtuar një skuadër të fortë, duke e çuar në lartësi të paprecedentë.

Napoli i Spallettit është në rrugën e duhur për të fituar Scudetton e tyre të parë që nga ditët e Diego Maradonas dhe konsiderohet si njëru nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke u përballur me Milanin në çerekfinale.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kontrata aktuale e Spallettit skadon në fund të këtij sezoni dhe Napoli dëshiron të mbrojë të ardhmen e tij përtej një zgjatjeje të thjeshtë njëvjeçare, kështu që De Laurentiis është duke hartuar një kontratë të re për trajnerin.

Ideja aktuale është t’i ofrohet Spallettit një marrëveshje e re dyvjeçare me vlerë rreth katër milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Megjithatë, shumë varet nga rezultatet e këtij sezoni, pasi fitimi i Serie A dhe i Ligës së Kampionëve mund ta shtyjë Spallettin të marrë në konsideratë një sfidë të re, të ngjashme me mënyrën se si Jose Mourinho u largua nga Interi pas fitores së tripletës.

Të dy palët do të ulen në muajt e ardhshëm për të diskutuar të ardhmen dhe ka pak shqetësim nga perspektiva e Napolit.