‘Muzika më mban gjallë’ – Ozzy është duke punuar në albumin e ri

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Ozzy Osbourne i ka konfirmuar kështu spekulimet se është duke punuar në realizimin e këngëve të reja.

Ish-frontmeni i “Black Sabbath” ka publikuar 12 albume solo në karrierën e tij, ndërsa albumi i tij i fundit, “Ordinary Man”, u publikua vitin e kaluar.

Ky album u lansua nga Epic Records, kurse të ftuar në të ishin emra, si Elton John dhe Post Malone.

https://www.instagram.com/p/CSM6-u6F6QE/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajmi se Osbourne po përgatit një album të ri u bë i ditur nga gruaja e tij, Sharon, e cila njoftoi se burri i saj u takua me producentin Andrew Watt, me të cilin ka punuar edhe në albumin e fundit.

Fansat do të jenë në gjendje t’i dëgjojnë këngët e reja në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

https://www.instagram.com/p/CSPZB6kl7Z8/?utm_source=ig_web_copy_link

“Kam bërë 15 këngë”, kishte treguar Ozzy për Metal Hammer në muajin maj duke folur kështu për përparimin e albumit.

“Më mban gjallë, e dini. Dy vitet e fundit, kam qenë në një gjendje të tmerrshme midis një aksidenti (rrëzimi në shtëpi që e lëndoi rëndë) dhe më pas një pandemie. Kjo më mban të shëndoshë. Kisha nevojë për muzikë”, ka theksuar Osbourne.