Mustafa Dauti takon zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Astrit Iseni
Shkup, 30 korrik – Sot, zv/drejtori i Doganës Mustafa Dauti zhvilloi një takim pune me zëvendësministrin për Punë të Brendshme, Astrit Iseni, transmeton zhurnal.mk.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus në rritjen e sigurisë kufitare, luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit të paligjshëm, si dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informatave në kohë reale.
Dauti vlerësoi lart qasjen konstruktive të zëvendësministrit Iseni dhe mbështetjen e tij për nxitjen e dialogut profesional ndërmjet strukturave të të dy institucioneve, duke theksuar se ky bashkëpunim është kyç për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në terren.

