Mustaf Veseli, koordinator nacional për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane
Shkup, 1 tetor – Mustaf Veseli, kuadër i Lëvizjes Demokratike, do të jetë këshilltar i kryeministrit dhe koordinator nacional për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane, ndërsa emërimi i tij në këtë detyrë ka ndodhur sot.
Mustafa është nga Likova, por një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Zvicër.
Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Lozanës, ku edhe është shquar për aktivitetet e tij si afaristë dhe pjesë e shoqërisë civile, ndërsa është edhe asistent universitar në Lozanë.
Ka vendosur të kthehet dhe të jap kontributin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Me kthimin e tij është angazhuar politikisht dhe profesionalisht tek Lëvizja Demokratike që drejtohet nga Izet Mexhiti.
Mustaf Veseli është djali i atdhetarit tashmë të ndjerë, profesorit Feti Veseli nga Likova.