Musk thotë se Cybertruck do të kushtonte 1 milion dollarë, nëse do të ndërtohej tani
Shefi i ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka deklaruar se nëse kompania do të përpiqej të ndërtonte tani një makinë Cybertruck, “do të kushtonte një million dollarë”, kryesisht sepse nuk mund të ndërtojë mjaftueshëm 4,680 ‘qeliza’ baterie.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prodhimi i makinës Cybertruck me shumë gjasa do të shtyhet për vitin 2022, megjithëse asgjë zyrtare nuk është bërë e ditur.
Ka interes të qartë të blerësit për Cybertruck, pasi ka grumbulluar mbi një milion para-porosi, kështu që ka edhe motivim nga ana e Tesla-s që të përpiqet t’i përmbahet orarit të shpallur dhe ta nxjerrë atë në treg.
Ndërkohë, Tesla është duke u përqendruar në rritjen e prodhimit të Model Y në uzinën e saj në Giga Texas që po ndërtohet në Austin, derisa gjithashtu përfundon edhe ndërtimin e fabrikës.