Mungesa e Mijallkovit në gjykim/ “Përplasje” mes burgut të Strugës dhe Gjykatës Penale

Shkup, 22 dhjetor – Drejtori i burgut në Strugë, Valon Qula, pohon se i akuzuari Sashoo Mijalkov sot nuk është sjellë në Gjykatën Themelore Penale Shkup, në seancën e paraparë për “Titanik 2”, për shkak të gabimit teknik në datat nga ana e Gjykatës Penale në Shkup, prej ku thonë se më 14.12.2022, burgu në Strugë ka marrë urdhër për shoqërimin e personit të akuzuar për debatin e sotëm.

“Bëhet fjalë për gabim teknik nga ana e Gjykatës Penale. Në institucionin tonë kemi marrë urdhër për shoqërimin e të dënuarit Sasho Mijalkov më 28.11.2022 për një seancë të caktuar gjyqësore më 12.12.2022. Kemi vepruar sipas këtij urdhri dhe e dërguam të dënuarin Mijalkov në seancë. Kjo seancë gjyqësore është shtyrë dhe më pas institucioni ynë më datë 14.12.2022 ka pranuar një kërkesë tjetër nga Gjykata Penale për të njëjtin person, por në këtë kërkesë data e seancës gjyqësore është e njëjtë me kërkesën e mëparshme, d.m.th. , 12.12.2022. Pra është e qartë se është gabim teknik”, tha drejtori Kula për MIA-n.

Nga Gjykata penale, megjithatë, thonë se më 14.12.2022, burgu në Strugë ka marrë urdhër për dërgimin e të akuzuarit për debatin e sotëm.

“Në debatin e sotëm kryesor, këshilli gjyqësor para palëve e lexoi shkresën kthyese nga Burgu i Strugës, në të cilën theksohet se më 14.12.2022 kanë marrë urdhër nga Gjykata Themelore Penale Shkup, për dërgimin e personit të theksuar në seancën e sotme”, thonë nga Gjykata Penale.

Gjykata penale në vitin 2019 e dënoi ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për marrjen e çmimit për ndikim të paligjshëm

Gjykata Penale e publikoi Kthimin e dorëzimit të urdhrit për përcjelljen nga Burgu i Strugës

Këshilli Gjyqësor i cili vepron për lëndën, në debatin e sotëm kryesor, pas marrjes së informacionit se i akuzuari nuk është përcjellë nga Burgu i Strugës, para të gjitha palëve të pranishme dhe publikut e tregoi Kthimin nga dorëzimi i urdhrit për përcjellje, të pranuar në burg më 14.12.2022, ndërsa në të cilën nën grafën Evidenca (EV) për kohë është vendosur data 22.12.2022 që është tregues për ditën kur duhet të kryhet përcjellja, ndërsa të cilën e publikojmë bashkë me kumtesën, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, në lidhje me debatin e sotëm të shtyrë për lëndën “Titanik 2” dhe mos përcjelljes së njërit prej të akuzuarve të cilët po vuajnë dënimin me burg në Burgun e Strugës.

Nga Gjykata, bëjnë të ditur se nga praktika gjyqësore sipas të cilës veprohet, urdhri mund të përmbajë datë për debatin e parë kryesor të caktuar, ndërsa për të gjitha urdhrat e mëtutjeshme vlen Numri evidentues i kthimit të cilën e merr Burgu.

“Në lidhje me sqarimin e Burgut të Strugës se urdhri ka të bëjë për datën 12.12.2022 (kur është mbajtur debati i fundit), veçanërisht është me rëndësi të theksohet se Burgu të njëjtën e ka pranuar më 14.12.2022 (evidentuar nga kthimi) prandaj është e paqartë se si e kanë zbatuar urdhrin dy ditë më vonë. E aq më shumë që në gjykimin e mbajtur më 12.12.2022 në praninë edhe të të akuzuarit, avokatët e tij si dhe shërbimi shoqërues nga Burgu i Strugës është theksuar se debati i ardhshëm është caktuar për datën 22.12.2022 dhe të gjithë të pranishmit konsiderohen si të thirrur me rregull”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Për të gjitha këto hollësi Gjykata Penale e njoftoi Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa me qëllim të ruajtjes së rrjedhës caktoi vazhdimin e ardhshëm më 26.12.2022.