Muhamed Zekiri është sëmurë pak para se të dërgohet për gjykim

Shkup, 30 janar – Sot është dashur të mbahet seancë për gjykimin e ish sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zekiri, por i njejti paska qenë i sëmurë dhe nuk është dërguar në gjykim nga policia, informon Zhurnal.

Gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska në gjykim tha se ka patur thirrje nga komandanti i stacionit të policisë në Karposh, i cili e ka njoftuar çfarë ka ndodhur gjatë tentimit për ta dërguar atë në gjykim. Seanca shtyhet pas 45 ditëve.

“Duke patur parasysh se kisha thirrje telefonike nga komandanti i stacionit policor Karposh, Vllado Simjanovski, i cili më njoftoi se nuk kanë arritur të veprojnë me urdhër të gjykatës për sjelljen e Muhamed Zekirit, i cili është në paraburgim shtëpiak, përshkak problemeve shëndetësore. Për këtë është thirrë ndihma e shpejtë, ndërsa varësisht prej problemeve, do të dërgohet në qendrën klinike”, tha Fanka Jançuleva Mihaillovska.

Gjykatësja shtoi se do ta pranojë si të besueshme njoftimin nga policia për pamundësinë ta transportojnë Zekirin.

Të premten Zekiri ka kërkuar kontroll shëndetësor në një nga klinikat e Shkupit. Kjo i është lejuar nga gjykata ndërsa është dërguar me polici.

Seanca tjetër është caktuar për javën e ardhshme. Atëherë do të pyeten dy persona. I pari është Kiro Kostov – ekspert ndërsa tjetri Petko Dimitrov. Pas kësaj, procedura dëshmuese e prokurores Katerina Kollareviq përfundon. Në gjykatë do të pyeten edhe i punësuari në Qeveri, Agim Mahmuti, ministri për transport dhe lidhje Bllagoj Boçvarski si dhe drejtori i postave Jani Makraduli./Zhurnal.mk