Mucunski i pranoi letrat kredenciale të koordinueses së sapoemëruar rezidente të KB-së në vend, Rita Kolumbia

Shkup, 16 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale të koordinueses së sapoemëruar rezidente të KB-së në vend, Rita Kolumbia.

Siç kumtoi Minsitria, duke ia uruar emërimin në funksion, ministri Mucunski shfaqi bindje për vazhdim të mëtutjshëm dhe përforcim të bashkëpunimit të ndërsjelltë me agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Në takim janë këmbyer mendime për bashkëpunimin e deritnaishëm me Zyren e koordinuesit rezident dhe ekipit të Kombeve të bashkuara dhe implementimit të projekteve të vazhdueshme. Bashkarisht u përshëndet angazhimi i KB-së i cili ka për qëllim ta përforcojë kapacitetin e vendit në sektorët kyç dhe ta promovojë agjendën reformuese të nevojshme për përmbushjen e kërkesave për inkuadrim në Bashkimin Evropian.