Mucunski dhe Dimitrieska-Koçoska nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE

Shkup, 31 janar – Kryetari i Aerodromit, Timço Mucunski dhe ish-zëvendësministrja plotësuese e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska janë nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE-së.

Këtë e komunikoi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Micovski pas seancës së Komitetit qendror.

Vendet e nënkryetarit në parti i mbajnë edhe Aleksandar Nikollovski dhe Vllado Misajllovski.

Gjorgjia Sajkovski mbetet në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.