MSH: Rritet interesimi për vaksinim, dje janë aplikuar 16.955 vaksina

Shkup, 19 gusht – Në pikat vaksinuese në vend dhe në terren, doze të parë të vaksinës dje pranuan 11.925 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 16.955 qytetarë, me çka përfundimisht me dje janë vaksinuar gjithsej 624.819 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 1.115.988 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 491.169 qytetarë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë ditës së djeshme, nga MSH informojnë se është vërejtur interesim dukshëm I rritur për vaksinim mes qytetarëve dhe theksojnë se vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e shtetit, si dhe se në rrjedhë është vaksinimi në terren.
“Me numrat e fundit 68 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku njërën doze të vaksinës, 66 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një doze të vaksinës, 62 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku njërën doze të vaksinës dhe 53 për qind e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në kumtesën e MSH-së.
Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen, në pikat ekzistuese vaksinuese në vend. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e tërë shtetit, me rotacion të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje.
Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktim të terminit për vaksinim të fëmijëve.
Nga MSH, informojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe mënyra e vetme për t’u mposhtur pandemia dhe se vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes, pakësohet mundësia për sëmurje dhe epilogu I vdekjes nga e njejta.