MSH: Disa nga sfidat me të cilat përballen mjekët e kujdesit parësor shëndetësor do të diskutohet më në detaje në grupet e punës

Shkup, 25 shkurt  – Ministria e Shëndetësisë informon se në takimin e sotëm të ministrit Bekim Sali dhe zëvendësministrit, Vladimir Rendevski me kryetarët e Odës së Mjekësisë dhe Stomatologjisë, përfaqësues të shoqatave të mjekëve primar amë, stomatologëve primar dhe gjinekologëve nga kujdesi primar shëndetësor, si dhe ekspertët e FSSHM-së, u përcaktua mënyra se si do të vazhdojë dialogu teknik.

Në takim, siç theksojnë ata, është diskutuar për disa nga sfidat që do të diskutohen më në detaje në kuadër të grupeve punuese.

“Njëkohësisht, u përshëndet nisma e përbashkët e shoqatave dhe u shpreh mbështetje për dialog të mëtejshëm të përbashkët, duke arritur zgjidhje reciproke të pranueshme që do të përmirësojnë gjendjen financiare të institucioneve private shëndetësore, si dhe do të thjeshtojnë funksionimin e tyre, me qëllim të lehtësimit të shëndetit sekondar dhe terciar dhe kujdes më të mirë shëndetësor për pacientët, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.