MSH: Çdo vit përgatitet program i veçantë për mbrojtjen e popullatës nga HIV infeksionet

Shkup, 17 mars – Ministria e Shëndetësisë lidhur me reagimin e sotëm të shoqatave civile të personave me HIV, kumtoi se në mënyrë të barabartë kujdeset për të gjitha kategoritë e pacientëve në kuadër të buxhetit të sigurt, të konfirmuar përmes Ministrisë së Financave dhe Qeverisë.

Nga Ministria përkujtojnë se shëndetësia tani më dy vjet po përballet me gjendje të jashtëzakonshme me Kovid-19 dhe po menaxhohet maksimalisht me përkushtim në interes të shëndetit të pacientëve.

“Ministria çdo vit përgatit program të veçantë për mbrojtjen e popullatës me HIV infeksione, një pjesë e mjeteve për realizimin e aktiviteteve janë nga Buxheti i MSH-së, ndërsa pjesa shtesë realizohet në kuadër të buxheteve të vazhdueshme të institucioneve publike shëndetësore. Ministria mbështet edhe 20 programe tjera parandaluese dhe kuruese, të cilat gjithashtu realizohen me mjete nga Buxheti”, qëndron në kumtesë.

Qëllime parimore të programit për mbrojtjen e popullatës nga HIV infeksione për këtë vit, siç informojnë nga Ministria janë: Mbajtja e prevalencës së ulët të HIV tek popullatat kyçe, secili person i cili jeton me HIV të ketë qasje në trajtim cilësor dhe gjithëpërfshirës për HIV dhe shërbime për kujdes dhe mbështetje si pjesë e trajtimit gjithëpërfshirës për HIV, mbajtje të sistemit të qëndrueshëm dhe integruar të informimit për monitorim të aktiviteteve dhe të rezultateve të arritura lidhur me parandalimin, trajtimin, kujdesin dhe mbështetjen për HIV, analiza laboratorike për përzgjedhjen e trajtimit efikas antiretro virusal dhe kontroll të efikasitetit në mjekimin e personave pozitiv në HIV.

“Mbetemi të hapur për bashkëpunim me shoqatat civile të cilët janë partneri ynë në realizimin e aktiviteteve nga programi për mbrojtjen e popullatës nga HIV infeksionet”, theksojnë nga Ministria.