“Mr. Bean” ti je? Me flokë të gjata dhe të thinjura, aktori duket shumë ndryshe me pamjen e re

Aktori Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ai na ka bërë të gjithëve të qeshim dhe i ka bërë të gjithë për vete me rolet e tij. Madje, Atkinson mund të jetë kthyer në aktorin tuaj të preferuar për shkak të rolit si “Mr Bean”.

Po si duket sot ai?

“Mr Bean” është shfaqur së fundmi shumë larg personazhit të tij ikonik. Ai po bën xhirime për një serial të ri në Netflix “Man Vs Bee”, ku shihet me flokë të gjata dhe të thinjura e me një këmishë të kuqe me kuadrata. Ky serial u krijua nga Rowan dhe Will Davies dhe do të ketë 10 episode.

Më herët, me rastin e 30-vjetorit të këtij roli, Atkinson “ka hapur thesin” dhe ka rrëfyer gjëra që s’i kishte thënë më herët për publikun. Ndë r të tjera, aktori ka aku zuar serialin e famshëm të viteve ’90, “Friends”, për vjedhjen e skenës me gjelin e detit. Kjo skenë është luajtur në vitin 1992 tek “Mr Bean”, ndërsa tek “Friends” në vitin 1997.

Mirëpo, kjo skenë u përsërit nga Roëan Atkinson në vitin 1998, duke u bërë njerëzit të mendojnë se “versioni origjinal” i kësaj batute ishte ai i “Friends”. “Nuk mund të vidhen shakatë. Ato duhet të frymëzojnë, por jo të vidhen”- është shprehur Atkinson.