MPPS: Mbështetja financiare për kategoritë e ndjeshme sociale do të paguhet pas publikimit të listave

Shkup, 27 dhjetor – Mbështetja financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të ndjeshme sociale të qytetarëve për përballje me krizën energjetike do të paguhet pas publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare më 5 janar 2023, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Siç bëjnë të ditur nga MPPS, shfrytëzuesit e të drejtës së sigurisë sociale për persona të moshuar, shfrytëzuesit e të drejtës së kompensimit për nevoja të veçanta, për kompensim për ndihmë dhe kujdes të ndonjë personi tjetër, ndërsa nuk shfrytëzojnë kompensim për shkak të nevojave të veçanta, pa nevojë për kontroll, prindër beqarë të cilët janë të evidentuar si shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë.

“Listat e kategorive të tjera të qytetarëve dhe data kur do të publikohen mjetet të cilat janë të përfshira me Ligjin për mbështetje financiare të kategorive të ndjeshme sociale të qytetarëve për përballje me krizën energjetike dhe sipas nenit 5 të Ligjit i publikojnë Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPPS.