MPJ publikoi versionin e nënshkruar zyrtar të Protokollit me Bullgarinë

Shkup, 29 korrik – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) sot e publikoi versionin e nënshkruar zyrtar të Protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë.

Protokollin (linku nga Protokolli) më 17 korrik në Sofje e nënshkruan shefat e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska.

Nënshkrimi i ministrave Osmani dhe Gencovska në dokumentin që njëherësh është procesverbal nga seanca e dytë e Komisionit të përzier maqedono-bullgar, konsiderohet si hapje e rrugës drejt fillimit të negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.