MPJ Osmani priti në takim Ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin

Shkup, 31 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka pasur takim me Ambasadorin e Rusisë, Sergej Bazdnikin.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Osmanit të cilin e ka postuar në rrjetin social Facebook:

“Takim me Ambasadorin e Rusisë, Sergej Bazdnikin në të cilin u shqyrtuan aktualitetet e fundit lidhur me çështjen e sigurisë në Evropë me fokus të veçantë në ngjarjet në dhe rreth Ukrainës.

Potencova se është i nevojshëm deeskalimi i situatës dhe gjetja e zgjidhjes përmes dialogut dhe mënyrës diplomatike të komunikimit.

Theksova se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s është shprehje e vendimit tonë sovran i sjellur njëzëri në Kuvend në vitin 1993, i cila kontribuon në sigurinë jo vetëm të vendit por edhe të rajonit më të gjerë.

E njoftova edhe për rolin tonë brenda Treshes së OSBE-së, si dhe mundësitë e kryesimit tonë të ardhshëm me organizatën në vitin 2023.”

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/499803248167668