MPJ mohon se nga Bullgaria po përgatiten detyra të reja për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 9 gusht – Ministria e Punëve të Jashtme, lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re.

“Të gjitha informacionet e shfaqura për rregullimin e brendshëm, mënyrën e organizimit, planet e veprimit dhe prioritetet e Qeverisë së re janë punë të brendshme të Republikës së Bullgarisë dhe nuk paraqesin rezultat të bisedimeve të ndërsjella”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Prandaj, duam të hedhim poshtë të gjitha pretendimet se po përgatiten detyrime të reja për dy vendet, përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët e të cilat nënkuptojnë: fillimisht, reciprocitet në kuadër të detyrimeve të marra; si dhe autonomi të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore.