MPJ me Notë verbale ndaj Sofjes, pas deklaratave të Eurodeputetit, Xhambaski
Shkup, 18 Tetor – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ambasadës së saj në Sofje, dërgoi Notë verbale, përmes së cilës shprehu pakënaqësinë e thellë për deklaratat e fundit publike të deputetit të Parlamentit Evropian dhe bashkëkryetarit të partisë politike VMRO- BND, Angell Xhambaski.
Xhambaski në më shumë raste ka shprehur pretendime irredentiste dhe territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka fyer rëndë reputacionin e përfaqësuesve të lartë shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke shprehur kërcënime dhe ofendime të rënda, duke cenuar dinjitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj, z.Xhambaski sillet në kundërshtim me përpjekjet dhe zotimet që dalin nga Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
Sipas Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, pas kësaj kumtese, presim nga lidershipi shtetëror, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë ta dënojë dhe të distancohet nga deklaratat e Xhambaskit.
Njëherit, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i vlerësonte aktivetet eventuale të ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente të Bullgarisë, për ndërmarrje të masave për parandalimin e sjelljeve të këtilla dhe të ngjashme.