MPJ e Ukrainës: Ky është akt i luftës, sulm i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës në lidhje me valën e re të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin paralajmëroi fillimin e valës së re të agresionit kundër Ukrainës.

Qëllimi i operacionit ushtarak rus është shkatërrimi i shtetit ukrainas, marrja me dhunë e territorit ukrainas dhe vendosja e kontrollit okupues.

Ushtritë ruse po realizojnë sulme në qytetet e qeta ukrainase nga drejtime të ndryshme, duke përfshirë edhe nga ana e vendeve përkohësisht të okupuara Donbas dhe Krime, si dhe rajonin verilindor.

Ky është akt i luftës, sulm i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, shkelje e ashpër e Konventës së OKB-së dhe normave dhe parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare.

Ukrainas e aktivizoi të drejtën e saj të vetëmbrojtjes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Fryma luftarake e ushtarëve ukrainas është e lartë, ushtarët tanë janë të gatshëm që të ofrojnë rezistencë vendosmërie ndaj shtetit agresor dhe me të gjitha forcat do ta mbrojnë vendin ukrainas.

Ukraina i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë menjëherë. Vetëm të bashkuar dhe me hapa vendosmërie mund ta pengojnë agresionin e Vladimir Putinit kundër Ukrainës.

Partnerët tanë duhet menjëherë të aktivizojnë pako të sanksioneve të reja. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje edhe kryeqyteteve mike që të vazhdojnë t’i përforcojnë aftësitë mbrojtëse të vendit tonë përmes sigurimit të armës dhe pajisjes ushtarake.

Nga përgjigja jonë e përbashkët tani nuk varen vetëm jetët dhe siguria e qytetarëve ukrainas, por edhe siguria e qytetarëve të Evropës dhe e ardhmja e rendit botëror.