MPJ dënon ashpër aktin vandal të thyerjes së tabelës së klubit në Ohër
Ohër, 12 Tetor – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër aktin vandal të thyerjes së tabelës së klubit të sapohapur, gjë që ndodhi sot, më 12 tetor, në Ohër.
Ju rikujtojmë se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë liri të barabartë të tubimit me qëllim të realizimit të të drejtave dhe bindjeve të tyre. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura për të mundësuar përmbushjen pa probleme të të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.
Njëherazi, përsërisim apelin edhe te të gjithë qytetarët dhe shoqatat e qytetarëve për sjellje të matur dhe të përgjegjshme me respektimin e të drejtave dhe lirive të të tjerëve, duke bërë me dije se karakteri multietnik i vendit tonë është një nga vlerat themelore të rendit kushtetues, që paraqet të drejtë dhe obligim për të gjithë ne.

