MPJ bullgare e pakënaqur nga fakti që Marrëveshja dhe protokolli nuk është kriter formal për hapje dhe mbyllje të kapitujve

Shkup, 9 korrik – Në Raportin e përgatitur nga ana e MPJ-së bullgare për propozimin francez për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në, që sot e publikoi Dojçe vele, ceket se Marrëveshja për fqinjësi të lirë dhe Protokolli nuk janë kritere formale për hapje apo mbyllje të negociatave.

“Në këtë periudhë, projekt-korniza negociuese nuk korrespondon me Pozicionin kornizë prej vitit 2019, sepse implementimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe Protokolli nga neni 12 nuk paraqesin kriter formal për hapje apo mbyllje të kapitujve të negociatave. Nuk është paraparë roli i Këshillit të BE-së (d.m.th.) në vlerësimin nëse Republika e Maqedonisë së Veriut e zbaton protokollin bilateral, ndërsa ky vlerësim i është lënë KE-së”, thuhet në raport.

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme është e pakënaqur dhe konsideron se për ta është problematike ajo që Maqedonia e Veriut ka fituar “gjuhë të pastër maqedonase” në Kornizën negociuese.