MPB / Shqiptohen 319 kundërvajtje ndaj vozitësve për vozitje të shpejtë

Shkup, 15 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e të gjithë vendit janë shqiptuar 319 sanksione për tejkalim të shpejtësisë.

Prej tyre, 52 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, kurse dy makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h më tepër nga e lejuara. Ndërkaq, 109 shoferë kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 210 jashtë zonave të banuara.