MPB sekuestron 1,6 ton drogë me vlerë prej 3,2 milion euro

https://www.facebook.com/o.spasovski/videos/291840889707232/

Është sekuestruar një ton e 600 kilogramë drogë narkotike në vlerë prej tre milionë e 200 mijë eurove, gjatë ditës së djeshme në dy aksione të mëdha të MPB-së për shkatërrimin e kontrabandës me drogë, në dy lokacione të ndryshme në vend në rajonin e SPB Strumicë dhe SPB Manastir – SPB Resnjë.

Siç kumtuan sot nga MPB-ja, aksioni i parë është realizuar nga ana e efektivëve të policisë nga SPB Strumicë, së bashku me Njësitin për trafikim ilegal të drogës pranë Byrosë për siguri publike në bashkëveprim me anëtarët e Komisionit për vlerësim të plotësimit të kushteve në raport me hapësirën, pajisjen dhe kuadrin për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Për rastin me Prokurorin publik nga Prokuroria themelore publike Strumicë dhe pas dokumentimit do të ngriten kallëzime përkatëse.

Pothuajse në të njëjtën kohë, efektivë të policisë nga Departamenti i Policisë për siguri në komunikacionin rrugor Resnjë pranë SPB Manastir, në rrugën Ohër – Resnjë, afër fshatit Jankovec, kanë kryer kontrollim të automjetit të udhëtarëve “Shkoda Oktavia” me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.M. (38) nga fshati Saçevë i Strumicës, në të cilin si bashkëudhëtar ishte M.T. (48) nga Strumica dhe bastisje me urdhër të Gjykatëls Themelore Rresnjë, me ç’rast janë gjetur tre çanta me marihuanë në vlerë të përgjithshme prej rreth 200.000 eurove dhe me peshë rreth 50 kilogramë.

Të dy personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse në Prokurorinë Themelore Publike Manastir, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale nga neni 215 i Kodit Penal.

“Domethënë, policia maqedonase për vetëm një ditë ka sekuestruar 1 ton e 600 kg lëndë narkotike në vlerë prej 3 milionë e 200 mijë euro. Ky është një tjetër tregues se lufta pa kompromis kundër krimit dhe goditja e trafikut të drogës vazhdon me ritme të përshpejtuara”, thuhet në kumtesë.