MPB: Propozohen ndryshime ligjore që mundësojnë efikasitet akoma më të madh të policisë

Shkup, 17 shkurt – Janë dorëzuar propozim-ndryshime të Ligjit për punë të brendshme dhe Ligjit për policinë, që janë në procedurë parlamentare, kumtoi sot MPB-ja.

Pyetjet që janë lëndë e propozim-ligjit janë integriteti i punëtorëve në MPB, depolitizimi i MPB-së, në fakt të punësuarve, parashikimit e kushteve të reja kualitative për zgjedhjen e drejtorit të BSP, pavarësi operative të policisë, ndryshime ligjore në pjesën e procedurës disiplinore për të punësuarit në MPB dhe vendvendosje e obligimit të mënyrë të prerë për lajmërimin e pronës/interesave.

“Në lidhje me integritetin e punëtorëve në MPB, për herë të parë, me zgjidhje ligjore propozohet rregullimi i kësaj çështje për kandidatët për punësim në MPB, si dhe për të gjithë të punësuarit në MPB. Si kusht i ri për themelimin e marrëdhënies së punës është propozuar kandidati të ketë kaluar provimin Test për integritet. Për punonjësit e përhershëm, për shkak të ndalimit të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ndërsa me qëllim të përforcimit të integritetit të secilit punëtorë, propozohet të kryhet kryerje të kontrollit të integritetit, përmes zbatimit të testit për integritet profesional”, sqarojnë nga MPB-ja.

Ky test, shtojnë ata, kryhet në vazhdimësi gjatë kohës së marrëdhënies së punës të punëtorit. Rezultati nga Testi mund të jetë edhe indikacion për vendosjen e procedurës para-hetimore. Rezultati mund të jetë pozitivë dhe negativë.

“Me ndryshimet e propozuara të ligjit ndalohet punëtori të MPB-së të jetë anëtarë i ndonjë partie politike, që deri më tani nuk ishte rasti. Veprimi i punëtorit në kundërshti me këtë ndalesë është paraparë si rast më i rëndë për përgjegjësi disiplinore dhe bazë për vendosjen e procedurës disiplinore”, thuhet në kumtesë.

Me qëllim që të garantohet dhe në përgjithësi të sigurohet pavarësi operative e policisë, tregojnë nga MPB-ja, propozohet zgjidhje ligjore në të cilën në mënyrë decime përshkruhet se veçanërisht drejtoi i Byrosë për Siguri Publike jep urdhër nga fusha e punës operative.