MPB për rastin në Tabanoc: Gruja ka vdekur nga mjet i mprehtë, burri i saj ka plagë nga të shtënat

Shkup, 17 gusht – Gruaja në Tabanoc vdiq nga plagët e marra nga një mjet i rëndë, ndërsa burri i saj kishte plagë nga armë zjarri, kumtoi sot MPB-ja.
“Sot në orën 8:20 në SPB Kumanovë është paraqitur se në një shtëpi familjare në fshatin Tabanoc të Kumanovës, janë gjetur të vdekur dhe të plagosur B.S. (43) dhe gruaja e tij B.S. (36). Pas masave të ndërmarra, u arrit në përfundimin se B.S. ka vdekur nga plagët e marra nga një send i mprehtë, ndërsa burri i saj kishte një plagë me armë zjarri”, theksohet në kumtesëne MPB-së.
Paraprakisht, prokuroria, dhe tani MPB-ja, konfirmuan se pas inspektimit të kryer, trupat me urdhër të prokurorit janë dorëzuar në autopsi.
SPB Kumanovë po merr masa për zbardhjen e rastit.