MPB me detaje për të shtënat me armë në Çair
Shkup, 6 tetor – Një person ka mbetur i plagosur sonte në Çair të Shkupit pasi është qëlluar me armë zjarri nga vetura në lëvizje e tipit Passat.
I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski”, ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes. Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar rastin sonte.
“Me datë 05.10.2024 në ora 20:20 është raportuar se një person është lënduar me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup. Sipas njoftimit, i plagosuri është qëlluar nga automjeti Passat”, thuhet në informacionin e MPB-së.